Shqipëria

Policia shpëton nga mbytja dy të miturat në Golem


Dy shtetase të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan, janë shpëtuar nga mbytja në detin e Golemit, pasditen e 25 korrikut.

Kanë qenë e Efektivët e Postës së Policisë Golem, të cilët, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë, kanë ndihmuar në shpëtimin e të miturave nga mbytja.

Aktualisht, dy shtetaset ndodhën nën mbikëqyrjen e mjekëve, pranë spitalit të Durrësit, ku po marrin dhe ndihmën mjekësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore