Shqipëria

Policia procedon penalisht dy persona për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut


Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.03.2021, në zonën e ish-Bllokut.

Policia bën me dije se procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Shërbimet e Policisë, pasi ishin njoftuar se në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut, një shtetas ishte goditur me qytën e një armë zjarri të dyshuar pistoletë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Njoftohet se është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i autorëve të ngjarjes, shtetasve:

E. K., 33 vjeç dhe V. K., 37 vjeç, banues në Rrëshen.

Këta dy shtetas, më datë 06.03.2021, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me qytën e një arme në dukje lodër, shtetasin E. XH.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. K. dhe V. K për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore