Lajme

Policia parandalon kontrabandën, sekuestron një mijë kilogram duhan në Viti


Duhani i papërpunuar

Policia kufitare e Kosovës, ka sekuestruar rreth një mijë kilogramë duhan të papërpunuar në Viti.

Përmes një komunikate për media, thuhet se njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje), në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Policia kufitare e Kosovës, ka sekuestruar rreth një mijë kilogramë duhan të papërpunuar në Viti.

Sipas njoftimit thuhet se si rezultat i kësaj, të mërkurën e 22 dhjetorit është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, me targa vendore,  drejtuar nga i dyshuari me iniciale (S.S.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.

”Pas tentativës së tij për t’iu shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër. Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth njëmijë kilogram”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia kufitare e Kosovës, ka sekuestruar rreth një mijë kilogramë duhan të papërpunuar në Viti.

Lidhur me rastin po merret Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin.

“Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore