Shqipëria

Policia në Durrës arreston 39-vjeçarin nën akuzat për shfrytëzim prostitucioni


Hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasit e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga Policia më 6 mars vijojnë.

Bëhet me dije se është vënë në pranga 39-vjeçari që u konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona.

Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion shtetasen dhe katër të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2.

Në banesë është zbuluar po ashtu se konsumoheshin lëndë narkotike.

Për rastin janë proceduar penalisht më herët pesë  shtetaset e huaja.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak.

Për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore