Lajme

Policia izraelite kap dy nga gjashtë të arratisurit palestinezë


Dy militantë palestinezë, të cilët u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në Izrael janë kapur të premten e 10 shtatorit nga autoritetet izraelite.

Sipas deklaratës së policisë, katër të arratisurit e tjerë janë ende në arrati.

Kjo, në mes të një kërkimi masiv nga forcat izraelite në të gjithë Izraelin verior.

Gjashtë të arratisurit – pesë prej të cilëve ishin anëtarë të grupit militant Xhihadi Islamik dhe një me partinë kryesore Fatah – u arratisën përmes një vrimë ngjitur me tualetin e qelisë së tyre.

Dy burrat e kapur ishin anëtarë të Xhihadit Islamik, raportuan mediat izraelite.

Izraeli është zotuar të kapë të gjithë të arratisurit.

Palestinezët kanë protestuar në mbështetje të tyre në Bregun Perëndimor në Jeruzalemin Lindor, duke i parë ata si heronj në luftën e tyre kombëtare.

Ndërtimi i situatës

Të hënën e 6 shtatorit, gjashtë palestinezë u arratisën nga një burg izraelit i sigurisë së lartë.

Këtë e zbuloi policia dhe raportet e mediave izraelite.

Të gjashtë ishin shokë qelie dhe u arratisën nga burgu Gilboa në Izraelin verior.

“Brenda natës, ne morëm një numër raportesh për figura të dyshimta në fushat bujqësore dhe nga shërbimi i burgut, të cilat zbuluan shumë shpejt se të burgosurit mungonin nga qelitë e tyre dhe se gjashtë të burgosur u arratisën”, tha zëdhënësi i policisë kombëtare Eli Levy për Radio Kan.

Raportet e mediave izraelite identifikuan një nga të burgosurit e arratisur si Zakaria Zubeidi, një ish-komandant i Brigadave të Dëshmorëve Al Aqsa të Fatah-ut në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Brigadat kryen sulme vdekjeprurëse kundër izraelitëve gjatë një kryengritje palestineze gjatë viteve 2000-2005.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore