Shqipëria

Policia gjen të mbytur në rezervuar një 17-vjeçar


Një incident i rëndë është regjistruar në orët e mbrëmjes të së dielës në rrethinat e Tiranës.

Policia e Tiranës ka gjetur të mbytur një 17-vjeçar në rezervuarin e fshatit Vrap.

Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje pasi viktima u gjet pa shenja jete nga xhaxhai i tij.

Nga të dhënat paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, sakaq, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore