Lajme

Polemika në Kinë – konsumimi i alkoolit, i nevojshëm në dreka biznesi?


Pas akuzave të përdhunimeve në kompaninë gjigante të teknologjisë Alibaba, ka pasur një sërë reagimesh në mediat sociale, në lidhje me kulturën “toksike” të pijes, gjatë mbledhjeve të punës.

Mingxi për BBC tregon përvojën e vet, sesi çdo dy javë duhet të bashkohet me kolegët e saj pas punës për të pirë diçka.

“Unë gjithmonë shqetësohem se gjërat mund të dalin jashtë kontrollit, edhe pse mbaj pijen”.

Eksperienca e saj, ndryshon nga ajo e punëtorëve të tjerë të rinj kinezë, të cilët ndihen nën presion për të marrë pjesë në ngjarje të tilla, në një vend ku ndërtimi i marrëdhënieve personale  është çelësi për të siguruar marrëveshje biznesi, apo një pozitë të mirë në sytë e drejtuesve të lartë.

Tradita kineze e pirjes gjatë punës është përsëri në qendër të vëmendjes, pas një akuze për përdhunim ndaj një menaxheri të lartë në gjigantin kinez të teknologjisë, Alibaba.

Sipas rrëfimit të 11-faqeve të një punonjëseje femër për incidentin, i cili u bë viral në platformën e mikroblogimit Weibo muajin e kaluar, thuhet se u përdhunua, ndërsa ishte pa ndjenja gjatë një “nate ku ishte e dehur” në një udhëtim pune.

Ajo ka ngritur akuza ndaj eprorëve të saj se e urdhëruan të pinte shumë në një darkë biznesi, dhe së të nesërmen e gjeti vetën zhveshur në dhomën e saj, pa kujtuar asnjë detaj nga ajo që kishte ndodhur në mbrëmje.

Pasi mori pamjet e sigurisë, sipas saj, menaxheri kishte hyrë në dhomën e saj katër herë gjatë natës.

Alibaba shkarkoi menaxherin dhe tha se ai “nuk do të punësohej kurrë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore