Sport

Pochettino: Nuk e dija që Mbappe do qëndronte në Paris deri në momentet e fundit


Foto: Marca

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino thotë se ai mësoi se Kylian Mbappe po qëndronte në klub vetëm gjysmë ore para se lojtari të rinovonte kontratën.

Mbappe, 23 vjeç, kishte një ofertë për t’iu bashkuar Real Madridit në një transferim të lirë këtë verë, por nënshkroi një marrëveshje të re trevjeçare me PSG.

“E mora vesh zyrtarisht se Kylian do të vazhdonte kur presidenti më tha gjysmë ore më parë, në dhomën time të zhveshjes”, tha Pochettino. “Dhe jozyrtarisht, unë po ndiqja raportet e mediave që thoshin se ai po qëndronte”.

Një farë sekreti është në rregull sepse ishte një çështje shumë personale dhe vendimi u mor në momentin e fundit. Epo, nuk do të thoja se u befasova. Ne besuam në atë që thuhej se ai nuk kishte vendosur, se ishte i hapur. Vendimi u mor në minutën e fundit”.

I pyetur nëse Mbappe mori vendimin e duhur, Pochettino tha: “Nuk e di nëse ai mori vendimin e duhur pasi këto janë vendime personale. Për PSG-në dhe ligën franceze, është shumë e dobishme. Dhe është një zhgënjim për një klub si Real Madrid”.

Foto: Tim Goode

Pochettino foli gjithashtu për të ardhmen e tij, mes raporteve se ai mund të largohet pasi dështoi të udhëzojë PSG-në drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve. Ruben Amorim i Sporting Lisbonës është ndër kandidatët që thuhet se po shqyrtohet nga PSG për ta zëvendësuar atë këtë verë.

“Siç e kam thënë më parë, unë jam 100% këtu”, tha Pochettino. “Kam një vit të mbetur në kontratën time dhe shpresoj të vazhdoj. Sfidat janë aty. Të jesh në një klub si PSG është diçka që motivon gjithmonë çdo trajner. Ne kemi fituar të gjithë titujt që fituan paraardhësit e mi. Titulli i vetëm që nuk e kemi fituar është i vetmi titull që i mungon klubit, Liga e Kampionëve”.

“Ne jemi ambiciozë, mund të luftojmë për tituj. Është padyshim një zhgënjim i madh të mos fitosh Ligën e Kampionëve sepse nga viti në vit dëshira rritet më shumë me tifozët”.

Por mendoj se në një vit e gjysmë që kam qenë këtu. Ne e njohim mirë klubin. Tani me përvojën që kemi mund të kontribuojmë. Të kemi mundësinë të kemi edhe një vit këtu na jep mundësinë jo vetëm të fitojmë brenda vendit por edhe Ligën e Kampionëve, që është një sfidë që na motivon shumë”, shtoi ai.

Ndërkohë, mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Achraf Hakimi i dërgoi një mesazh ngushëllimi presidentit të Real Madrid-it, Florentino Perez, pas dështimit të klubit spanjoll për të nënshkruar me Mbappe.

Hakimi në emisionin La Rezistencia

Hakimi, i cili erdhi nga akademia e Real Madridit, iu kërkua në emisionin televiziv spanjoll La Resistencia që t’i dërgonte një mesazh Perezit dhe ai tha: “Shumë inkurajim dhe shpresoj që të shkoni për një nënshkrim të madh dhe fat të mirë të shtunën”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore