Sport

Playoff fillon me ndeshje të ‘zjarrta’ në NBA


Playoff-i në NBA

Playoff është pjesa më e rëndësishme e sezonit në NBA, dhe ajo fillon sonte në ora 20:00 (me orën tonë lokale) dhe me ndeshje të ‘zjarrta’.

Dueli i parë i ’playoff’ do jetë mes Miami Heat dhe Milwaukee Bucks, ku këta të fundit do kërkojnë hakmarrjen, pasi ishin Miami Heat ata që i eliminuan nga gara e ‘playoff’ sezonin e kaluar.

Milwaukee Bucks përfunduan sezonin e rregullt në pozitën e tretë, ndërsa Miami Heat në pozitën e gjashtë.

Bucks në krye me yllin Giannis Antetokounmpo, synojnë titullin, pasi ata kanë marrë përforcime të cilat mund të i ndihmojnë shumë Bucks drejt titullit.

Te ekipi i Heat do mungojë Victor Oladipo, i cili është një mungesë shumë e madhë për ekipin, por, pjesa tjetër e skuadrës janë në dispozicion për rundin e parë të ‘playoff’.

Giannis Antetokounmpo dhe Jimmy Butler

Ndeshja e dytë do jetë në konferencën perëndimore ku do përballen Los Angeles Clippers me Dallas Mavericks.

Ky duel do të luhet në ora 22:00 (me orën tonë lokale).

Këto dy ekipe u ndeshen edhe sezonin e kaluar ku Clippers kishin fituar serinë me rezultat 4:2.

Luka Doncic i cili pati një sezonë fantastikë ku do ndeshet me dy nga mbrojtësit më të mirë në NBA, Kawhi Leonard dhe Paul George.

Clippers përfunduan sezonin e rregullt në pozitën e katërt, ndërsa Mavericks në pozitën e pestë.

Luka do kërkojë hakmarrje nga humbja e vitit të kaluar, por Leonard dhe George do të bëjnë të pamundurën për të mos e lejuar një eliminim nga ‘playoff’.

Kawhi Leonard dhe Luka Doncic

Ndeshje tjetër fantastike do jetë edhe ajo mes Brooklyn Nets dhe Boston Celtics.

Këto dy ekipe do përballen në ora 2:30 (me orën tonë lokale ).

Boston Celtics do kenë vështirësi pasi Nets konsiderohen si ekipi më i mirë në ligë.

Nets ishin në pozitën e dytë, ndërsa, Celtics fituan ndeshjen e play-in përballë Wizards për pozitën e shtatë.

Treshja e famshme e Nets, James Harden, Kevin Durant e Kyrie Irving pritet të shkëlqejnë dhe ta udhëheqin skuadrën drejt titullit.

Mungesë e madhe e Celtics është Jaylen Brown i cili po kalonte një sezonë fantastike, por, mrekullia mund të ndodhë nëse Jayson Tatum është në formën e tij optimale.

Kevin Durant, Jayson Tatum dhe Kyrie Irving

Ndeshja e fundit e ditës së parë të playoff-it është mes Portland Trail Blazers dhe Denver Nuggets në orën 4:30 pas mesnatës. (Me orën tonë lokale).

Portland Trail Blazers kishin shumë mungesa gjatë sezonit të rregullt, por, tani janë kompletuar dhe do luftojnë më të gjitha forcat përballë Nuggets.

Një mungesë e madhe të Nuggets është Jamal Murray i cili pati performanca brilante në sezonin e kaluar në playoff.

Blazers janë në pozitën e gjashtë, ndërsa, Nuggets në pozitën e tretë në krye më kandidatin për MVP, Nikola Jokic.

Damian Lillard dhe Nikola Jokic

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore