Lajme

Planifikim për sulme terroriste në Kosovë – aktakuzë ndaj 5 personave


Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, të premten, ka bërë të ditur se nga ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehure për vepra të ndryshme penale.

Tre të pandehurit sipas Prokurorisë Speciale, gjatë periudhë kohore mars – tetor 2021, kanë bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, duke kontaktuar me një person me gradë të lartë të organizatës terroriste ISIS.

“Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur  me veprën penale  ‘’Kryerja e veprës terroriste’’ nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.

Ndërkaq dy të pandehur e tjerë, pa autorizim, kanë siguruar dhe mbajtur në kontroll duke i fshehur dhe groposur arsenal të armëve të zjarrta dhe municion të llojeve të ndryshme.

“Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 2 lidhur me paragrafin  1 e nenin 31 të KPRK-së”.

Kosova nuk është imun ndaj sulmeve potenciale terroriste

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore