Kosova

Plani i MSH-së për imunizimin e popullatës – 15 mijë vaksina brenda ditës


ilutrimi i fotografise

Të martën në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit masiv të popullsisë kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunimin me komunat, kanë krijuar hapësirat e reja për imunizimin e popullatës.

Plani i Qeverisë së Kosovës është deri në fund të vitit të imunizohet 60 për qind e popullatës.

Për ta arritur këtë plan, sipas parashikimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, brenda ditës mund të vaksinohen deri në 15 mijë vaksina.

“Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, mund të jepen mbi 15 mijë vaksina në ditë, ndoshta jo në ditët para, sepse kërkohet pak përshtatje më procesin, por në vijim sigurisht që kjo shifër do të arrihet dhe tejkalohet”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Albanian Post.

Për procesin e vaksinimit masiv janë rekrutuar mbi 400 infermierë të rinj dhe janë formuar 279 ekipe.

MSH ka bërë të ditur në se në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë “janë aktivizuar 15 pika të vaksinimit, ndërsa në secilën komunë ka nga disa ekipe vaksinimi”.

Ndërsa, qytetarët që duhet të vaksinohen për COVID-19, duhet të regjistrohen në platformën e-Kosova.

“Ata regjistrohen në e –Kosova (platforma), dhe fluksi menaxhohet përmes terminëve të përcaktuara për secilin që arrin ta përfundojë aplikimin dhe sipas kategorive ashtu si janë në Planin e Vaksinimi”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një konference për media të martën paradite, ka thënë se deri në fund të vitit parashihet që Kosova t’i ketë në dispozicion rreth 2 milionë vaksina.

“Së bashku me dozat tjera, të cilat presim që të vijnë nga COVAX dhe miqtë tanë ndërkombëtarë deri në fund të vitit do të kemi në dispozicion dikur rreth 2 milionë doza të vaksinave anti-COVID-19”, ka thënë Vitia.

“Nëse e bëjmë një llogaritje të kemi mundësinë që brenda muajit, dhe çdo muaj të vaksinojmë 320 mijë qytetarë”, ka deklaruar ai.

Gjatë javëve të fundit në Kosovë numri i rasteve pozitive dhe i vdekjeve nga COVID-19 është zvogëluar.

Gjatë së martës në Kosovë janë raportuar 12 raste pozitive me COVID-19, dhe nuk është raportuar asnjë viktimë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore