![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/06/covid-19-resources-2-700x324-1.jpg)
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar 12 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.
Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 668 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 119 persona.
Numri total i rasteve i të shëruarve është 105 mijë 107 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është mbi dy mijë persona.
Numri i rasteve aktive është 238.
Ndërsa një ditë më parë në Kosovë nuk ka vdekur asnjë person nga Coronavirusi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mexhiti: Po punojmë çdo ditë që ish ushtari i UÇK-së të lirohet
-
LDK-ja pranon ftesën e Osmanit për diskutimin e datës së zgjedhjeve
-
Elshani për garën e kërcimit në Ujman: Për ne është detyrë, dikush mund ta shoh si provokim
-
KFOR: Kemi patrullime të rregullta në kufirin me Serbinë për siguri dhe stabilitet