Lajme

Plagosje në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati


Foto nga arkivi.

Një person ka mbetur i plagosur në Fushë Kosovë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka potencuar se i lënduari është duke marrë tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Në këtë rast, nga arma e zjarrit  lëndime trupore ka pësuar një person  dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për AP.

Ndërsa, i dyshuari ndonëse është identifikuar nga policia akoma s’është arrestuar.

“Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Ajo tutje ka shtuar se pas pranimit të informacionit policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”.

Edhe më 28 mars ka pasur të shtëna me armë zjarri nga disa persona, konkretisht në lagjen “Dardania”, vendi ku edhe janë sekuestruar disa gëzhoja nga Policia e Kosovës.

Në muajin mars edhe dy persona kishin vdekur pas plagosjes që kishte ndodhur në Prishtinë.

Të dyshuarit për këtë rast vazhdojnë të jenë në arrati, ndërsa motivi i rastit akoma nuk dihet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore