Shqipëria

Plagosje me thikё nё Tiranё


Disa persona janë pёrleshur me thikё pasditen e sotme, në një lagje në qytetin e Tiranës.

Sulmi ndodhi nё orёn 20:00, teksa sipas njoftimit tё policisё si pasojё e tij ka mbetur i plagosur njё 24-vjeçar me inicialet A.K.

A.K ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia njoftoi gjithashtu, se ёshtё bёrё i mundur identifikimi i autorёve dhe se po punohet pёr kapjen dhe arrestimin e tyre.

“Për arsye hetimi nuk bëhen ende të ditura gjeneralitet e tyre, teksa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore