Lajme

Plagoset një person në Prishtinë


Një person është plagosur me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës këtë të diele pasdite nga një person tashmë i identifikuar nga organet e rendit.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanain Post zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person,  i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo theksoi se hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i identifikuar nga ana e policisë si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Po ashtu këtë të diele është gjetur një person pa shenja jetë në fshatin Dumnicë të Podujevës.

“Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, njoftoi Ahmeti.

“Zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore