Bota

Pjesa më e madhe e Evropës mbulohet nga bora


Pas stuhisë “ Filomena”, në Spanjë, më e forta në dekada të tëra, kryebashkiaku i Madridit ka paralajmëruar se dëmet nga stuhia mund të shkojnë deri në 1.4 miliardë euro.

Ndërkohë autoritetet në Zvicër kanë paralajmëruar për rrezik orteqesh pas reshjeve të dendura të borës ditët e fundit. Disa rajone në Zvicër kanë regjistruar deri në 80 centimetra borë në 24 orë. Pjesa e rajonit, në kufirin me Izolinë, është izoluar nga pjesa tjetër e vendit për shkak të bllokimit të rrugëve.

Shumë rrugë janë mbyllur për shkak të orteqeve apo pemëve të rrëzuara edhe në rajonin perëndimor të Austrisë, në Tirol. Atje ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Gjermani, policia raportoi se një 72 vjeçare kishte humbur jetën pasi një pemë e rënduar nga bora kishte rënë mbi të.

Ndërkohë, qyteti francez i Strasburgut, ka rritur nivelin e alarmit për shkak të reshjeve të borës pasi një sasi e konsiderueshme mbuloi rrugët duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore