Gatimi

Pjatë verore: Makarona me pulë dhe shparg


Ilustrim

Kjo pjatë është shumë e lehtë për t’u përgatitur, madje edhe më e lehtë për t’u ngrënë. Shija e butë dhe me lëng e shpargut e bën këtë pjatë të veçantë dhe vera i jep një notë të jashtëzakonshme pulës që do të shijoni.

Përbërësit:

600g fileto pule

500 g shparguj

1 qepë

1/2 lugë pluhur hudhre

40 ml vere e bardhe

500 ml krem ​​gatimi

1/2 lugë piper i bluar

1 lugë kripë

500 gr makarona të ziera

Përgatitja:

Lani shpargujt, hiqni pjesën e poshtme që nuk është e ngrënshme dhe copëtoni imët. Kaurdisim qepën e grirë hollë në vaj ulliri të ngrohur. Kur qepa të zbutet, shtoni shpargujt dhe ziejini për 3-4 minuta.

Më pas shtoni mishin e pulës të prerë në kubikë dhe kaurdiseni derisa të skuqet lehtë. Shtoni kripën, hudhrën pluhur, derdhni verën dhe ziejini duke e përzier herë pas here derisa vera të avullojë.

Hidhni në të kremin e gatimit, shtoni piper dhe gatuajeni, duke e përzier herë pas here, për rreth 5 minuta ose më shumë, derisa salca të trashet. Në fund salcës i shtojmë makaronat e ziera, i përziejmë të gjitha dhe i shërbejmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore