Sport

Pjanic, pikëpyetjet të cilat nuk kanë ende zgjidhjen


Boshnjaku Miralem Pjanic arriti te Barcelona verën e kaluar në një shkëmbim kokë për kokë me brazilianin Arthur.

Por, sezoni i tij i parë me katalunasit nuk ka shkuar fare siç pritej.

Edhe pse ai luajti mbi 30 herë gjatë gjithë sezonit, vetëm 12 ishin nga fillimi.

Në të vërtetë, Koeman thuajse nuk i besoi fare Pjanic-it, me ish-futbollistin e Juventus-it dhe Romës që ishte i padukshëm në “Camp Nou”.

Si rezultat i kësaj, te bluagranët, Pjanic shihet si një emër që mund të shitet këtë verë.

Por, Pjanic, për veten ka ngritur pikëpyetje rreth sezonit 2020/’21 që ende nuk ju ka vënë pikën.

“Nderoni fanellën, respektoni skuadrën”, shkruajti Pjanic në Instagram, “dhuroni gjithçka brenda dhe jashtë fushës”.

“Kjo është ajo çfarë Barcelona meriton, dhe këtë gjë e kam bërë unë që nga dita e parë”.

“Ky sezon na lë me një shije të hidhur dhe ne këmi ende pyetje, për të cilat kemi nëvojë të gjejmë përgjigjen”.

“Një përqafim për gjithë fansat e Barcelonës. Mirëupafshim shpejt dhe përpara Barça”.

Me këtë mesazh, Pjanic tregon që dëshiron të qëndrojë te Barcelona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore