Sport

Pjanic akuzon Koeman-in pas largimit nga Barcelona


Miralem Pjanic, futbollisti boshnjak që u huazua nga Barcelona te Besiktas-i në Turqi ka akuzuar ish-trajnerin, Ronald Koeman, për mungesë respekti ndaj tij.

Pas vetëm një viti në “Camp Nou”, Barcelona vendosi ta largonte në huazim ish-mesfushorin e Juventus-it, për të cilin “shpenzoi” 60 milionë euro për ta marrë nga bardhezinjtë në verën e 2020. Ose më saktë e shkëmbeu me Arthur-in, të cilin e vlerësoi 72 milionë euro.

“Gjithmonë kam dashur të luajë për Barçën, por nuk e prisja që situata të komplikohej aq shumë”, tha Pjanic-i.

“Ishte një pikë që unë po luaja më pak, gjërat po ndërlikoheshin. Dhe kur luaja ishte e vështirë fizikisht dhe mendërisht të isha mirë, sepse po vriste besimin tim, sepse nuk kisha komunikim më”, vijoi të thoshte mesfushori për Koeman-in.

“Ishte shumë e çuditshme, sepse një trajner është ai që thotë se kush luan dhe kush nuk luan, por ka mënyra të ndryshme për t’i bërë gjërat”.

“Unë jam një lojtar që mund të pranoj gjithçka, por gjithmonë do të më pëlqente të më tregonin gjërat ballë për ballë në fytyrë. Jo sikur asgjë të mos kishte ndodhur dhe unë isha 15-vjeç”, shtoi më tej boshnjaku.

 

Pjanic luajti 30 ndeshje me Barcelona-n dhe vetëm 13 prej tyre i nisi nga fillimi. Dukej qartë se Koeman-i kishte një mungesë besimi te mesfushori.

Ai nuk shënoi ose asistoi në asnjë gol të vetëm gjatë gjithë sezonit, duke u bërë lojtari i vetëm që luajti të paktën 170 minuta për klubin në sezonin e fundit dhe që nuk ishte i përfshirë në ndodnjë gol.

“Sinqerisht e kam pyetur veten shumë herë, se çfarë kam bërë gabim. Ndoshta atij nuk i pëlqeu që unë thash publikisht se doja të luaja më shumë”, tha Pjanic-i.

“Por çdo trajner do të thoshte ‘mirë, kjo është një garë dhe më pëlqen ta dëgjoj’.Kjo mund të jetë, por do të më pëlqente që ai te ma thoshte në fytyrë se nuk isha për të. Nuk ndodhi”.

Në fund, mesfushori u pyet nga gazetarët, nëse i vinte keq që nuk u ribashkua me Juventus-in dhe ai tha se “Jo kurrë. Gjërat ndodhin në jetë dhe unë gjithmonë kam luftuar gjatë karrierës sime. Unë jam ambicioz, konkurues dhe kam arritur nivelin e Barcelona-s dhe Juventus-it”.

“E di që mund të luajë për ato skuadra, thjeshtë nuk më është dhënë një shans”, përfundoi deklaratën futbollisti më i ri kampionëve të turqisë, Besiktas-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore