Art&dizajn

Piktura murale në nder të Cobe Bryant-it


Tifozët filipinas të basketbollit kanë krijuar një pikturë murale në Manila për të nderuar Kobe Bryant dhe vajzën e tij, Gianna, në një vjetorin e vdekjes së tyre.

Bryant dhe vajza e tij, u larguan nga jeta më 26 Janar 2020 në Los Angeles, gjatë rrëzimit të helikopterit që mori nëntë jetë njerezish në bord.

Artistët e kishin të planifikuar muralin qëkur ndodhi aksidenti dhe iu deshën katër ditë për ta realizuar atë.

Bryant adhurohej nga shumë tifozë filipinas të cilët e kanë vlesëruar si një nga lojtarët më të mirë në basketboll.

Rrugëtimi i tij tij ishte i jashtëzakonshëm për aq sa zgjati.

Ai i luajti të 20 sezonet e karrierës së tij me të njëjtin ekip, Los Angeles Lakers.

Bryant ishte 18-herë All-Star, dy herë medalist i artë olimpik dhe lojtari më i vlerësuar nga Shoqata Kombëtare e Basketbollit Amerikan, në 2008-tën./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore