Lajme

Pica me kokainë në vend të kripës, arrestohet pronari


Pica me kokainë në vend të kripës. Kështu e mundësoi shpërndarjen e drogës, pronari i një picerie në Giussano, i cili tanimë u arrestua nga policia.

38-vjeçari mbante doza kokaine në vend të kripës në restorantin e tij, të cilën ua dërgonte klientëve së bashku me picën.

Policët e zbuluan këtë, pasi ndaluan një klient të tij për kontroll, i cili sapo kishte dalë nga piceria me një qese të bardhë.

Brenda biznesit, policia gjeti 50 doza kokaine, të cilat ishin fshehur nëpër kavanoza. Për klientët, prodhuesi i picave kishte aktivizuar linjën dhe kodin për porositë “speciale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore