Sport

Phil Jones pranë largimit nga United pas 10 vitesh


Mbrojtesi anglez i Manchester United, Phil Jones, mund të largohet nga “Djajt e Kuq” gjatë merkatos së janarit.

Pavarësisht se ka qenë i dëmtuar, në 23 muajit e fundit, Jones nuk ka luajur asnjë minutë me United. 29-vjeçari tashmë është objektiv në merkato për portugezët e Benfica-s.

Sipas “Daily Mail”, gjigandët portugez janë gati të bëjnë ofertë në janar për mbrojtësin, që është një vit e gjysmë larg përfundimit të kontratës në “Old Trafford”.

Trajneri i United, Ralf Rangnick, ka konfirmuar se do të lejojë disa lojtarë të largohen, nëse vijnë oferta për ta. Jones mund të jetë një nga largimet e para të Rangnick-ut.

Ndeshja e fundit e Jones-it me United ishte në janar të 2020 përballë Tranmere-s në Kupën FA, ku ai shënoi dhe një gol në fitoren 6-1 të United.

“Djajt e Kuq” shpenzuan rreth 20 milionë euro në vitin 2011 për ta transferuar Jones-in nga Blackburn-i. Në total ai është paraqitur në 224 ndeshje me fanellën e United. Gjashtë gola dhe 10 asiste mbajnë emrin e tij.

Në “Old Trafford”, Jones-i ka arritur të fitojë gjashtë trofe, titullin e Premier League-s, Kupën FA, Kupën e Ligës, dy Superkupa të Anglisë dhe UEFA Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore