Lajme

Pfizer parandalon Delta-n tek adoleshentët


Doza e parë dhe e dytë e vaksinës së coronavirus-it Pfizer-BioNTech janë efektive në parandalimin e infeksioneve dhe simptomave nga varianti Delta tek adoleshentët.

Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një studim i ri nga organizata izraelite e mirëmbajtjes së shëndetit “Clalit” dhe Universiteti i Harvard-it.

Ky studim mblodhi prova nga 94 mijë e 354 adoleshentë të vaksinuar.

Grupi i kontrollit përputhet me atë të vaksinuar për sa i përket demografisë, vendndodhjes gjeografike, prejardhjes klinike dhe sjelljeve të lidhura me shëndetin që lidhen me rreziqet e infeksionit.

Hulumtimi përfshinte njerëz, të cilët ishin vaksinuar midis 8 qershorit dhe 14 shtatorit 2021.

Kjo përkonte me valën e katërt të epidemisë.

Megjithatë, studimi nuk ka dhënë një vlerësim të saktë të efekteve të vaksinës në rastet e sëmundjeve të rënda, pasi deri më tani nuk ka informacion të mjaftueshëm në këtë grupmoshë, për shkak se sëmundjet e rënda janë të pakta tek adoleshentët.

Rezultatet tregojnë se, shkalla e mbrojtjes kundër variantit Delta është e ngjashme me atë të parë te të rriturit e rinj me variantin Alfa, gjashtë muaj më parë.

Këto rezultate japin informacion të rëndësishëm për prindërit që po mendojnë nëse do të vaksinojnë fëmijët e tyre adoleshentë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore