Sport

Petra Vlhova fiton kupën botërore të përgjithshme


Petra Vlhova fiton kupën botërore të skive alpine për femra 2021, një garë përpara fundit të sezonit, falë vendit të gjashtë në slalomin e fundit sezonal në Lenzerheide. Në klasifikimin e përgjithshëm sllovakia Vlhova ishte e paarritshme me 1,392 pikë, ndjekur nga Gut-Behrami me 1,256 pikë.

Por gara e sotme u fitua nga austriakja Katharina Liensberger, me kohën 1 ’49 ”77, e cila fitoi dhe kupën e disiplinës. Pas saj në pod u ngjitën amerikania Mikaela Shiffrin (1 ’51 ”01) dhe zvicerania Michelle Gisin (1 ’51 ”72).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore