Lajme

Petkoviç ankohet te Lajçaku: “Kurti po shkakton kriza”


Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Oliver Ivanoviç, ka thënë se ka biseduar me Emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe se i është ankuar kinse “kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti sërish po shkakton kriza me lëvizje të njëanshme në dëm të popullit serb”, ka pretenduar ai.

Petkoviç ka theksuar në Twitter se ka informuar bashkësinë ndërkombëtare për vendimin e Prishtinës për të marrë tokën serbe në Leposaviq.

“E informova Miroslav Lajçakun dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për vendimin e Prishtinës për të marrë tokën serbe në Leposaviq. Ne e dimë shumë mirë që herën e fundit shpronësimi çoi në ndërtimin e bazave të paligjshme. Kurti sërish po shkakton kriza me lëvizje të njëanshme në dëm të popullit serb”, ka pretenduar ai.

Ai shtoi se pret reagimin e BE-së.

Të hënën, Qeveria ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

“Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore