Lajme

Petar Petkoviç vizitë dy ditore në Kosovë


Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, do të vizitojë Kosovën për një vizitë dy ditore.

Në ditën e parë të vizitës, Petkoviç do të marrë pjesë në një festë fetare në Prilluzhë.

Pas Liturgjisë është planifikuar një predikim nga Peshkopi Teodosije i Prizrenit, si dhe një fjalim nga Petkoviç

Nga ora 12, Petkoviç do të vizitojë edhe disa fshatra të komunës së Leposaviçit, njoftoi zyra e tij, sipas Kosovo Online.

Ndërsa në ditën e dytë të vizitës, Petkoviç do të vizitojë Qendrën Universitare në veri të Mitrovicës dhe më pas është planifikuar një vizitë në Graçanicë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore