Lajme

Pesë të vdekur dhe 77 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar pesë persona të vdekur nga COVID-19 dhe 77 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga katër mijë e 322 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 696 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë katër mijë e 176.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 16 mijë e 841.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 770 mijë e 658 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 503 mijë e 498.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë tetë persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore