Lajme

Pesë të vdekur dhe 437 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar pesë të vdekur nga COVID-19 dhe 437 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 643 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 255 pacientë, duke e çuar në 59 mijë e 174 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë më së shumti raste pozitive, me gjithsejtë 194 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 67 mijë e 906 ku 7 mijë e 145 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe tre persona nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore