Lajme

Tre të vdekur dhe 461 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar tre të vdekur nga COVID-19 dhe 461 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 138 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 319 pacientë, duke e çuar në 58 mijë e 919 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 179 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 67 mijë e 469 ku 6 mijë e 968 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe katër persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore