Lajme

Pesë të vdekur dhe 284 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Pesë të vdekur nga COVID-19 dhe 284 persona janë infektuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 951  mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 112 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 224 pacientë, duke e çuar në 53 mijë e 455 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 61 mijë e 688, ku 6 mijë e 714 mbesin raste aktive.

Po ashtu edhe pesë persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi një ditë më parë.

Ndërsa të mërkurën e tre shkurtit, numri i të vdekurve ishte tre persona.

Kosova është ndër vendet të cilat kanë konfirmuar raste të infektimit me variant të ri të COVID-19.

Në një sondazh të inicuar nga UNICEF zyra në Kosovë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, mbi pranimin e vaksinës kundër COVID-19, adoleshentët dhe të rinjtë Kosovarë janë shprehur se nuk i besojnë kësaj vaksine.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore