Lajme

Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Prishtinë


Ilustrim.

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prishtinë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture”.

“Si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për AP.

Ndërsa ka sqaruar se me rastin aktualisht është duke u marrë njësiti i trafikut.

Ndryshe, 23 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidenteve në tre mujorin e parë të vitit 2023.

Në muajin prill, Policia e Kosovës kishte prezantuar raportin tre mujor me statistikat analitike mbi gjendjen në trafikun rrugor në vend, ku u tha se për tre mujorin e parë të këtij viti, 23 persona kanë mbetur të vdekur në aksidentet që kanë ndodhur.

Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Nënkolonel Jeton Rexhepi ka prezantuar këto të dhëna, të cilat kanë treguar se në krahasim me tre mujorin e parë të viti të kaluar janë 4 të vdekur më pak.

Në periudhën janar-mars të 2023-ës në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 1 mijë e 598 aksidente me lëndime, kur persona që kanë pësuar lëndime janë gjithsej 3 mijë e 114, 127 më shumë se në tre mujorin e parë të 2022-ës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore