Sport

Pesë numrat ‘9’-të që mund të zëvendësojnë Haaland-in


Erling Braut Haaland po kalon sezonin e tij të fundit me Borussia Dortmund-in.

Fantazisti norvegjez do të largohet në fund të sezonit për shifrën e 75 milionë eurove.

Kjo, sepse në kontratën e tij, ai e ka një klauzolë që i lejon largimin për këto shifra në verën e vitit 2022.

Të interesuar për shërbimet e tij janë pothuajse të gjitha skuadrat elitare evropiane, me vendim që do t’i takojë atij dhe agjentit Mino Raiola.

Të vetëdijshëm për largimin e tij, Dortmund-i duhet të fillojë kërkimin e një sulmuesi që mund t’i ofrojë klubit vazhdimësi.

Por, kush janë pesë emrat që mund të zëvendësojnë Haaland-in te Dortmund-i?

Andrea Belotti: Sulmuesi italian i surprizoi të gjithë, pasi qëndroi te Torino edhe këtë sezon.

Belotti po synon hapin e madh në karrierë dhe Dortmund-i mund të jetë vendi i duhur për këtë gjë.

Timo Werner: Gjermani është zgjidhja e tretë te Chelsea pas Lukaku-t e Kai Havertz. Aventura e tij në Angli nuk ka shkuar siç duhet dhe një rikthim në Bundesliga mund të jetë i mirëpritur për ish-sulmuesin e Leipzig-ut.

Marcus Thuram: Një nga sulmuesit më të mirë Bundesliga në sezonet e fundit. Thuram mund të jetë lojtari i radhës që bën lëvizjen nga Monchengladbachi te Dortmund-i.

Dusan Vlahovic: Serbi i Forentinës vazhdon të jetë një nga emrat më interesant në shitje. Për Dortmund-in, deri tani, emri i tij është më i përmenduri.

Ciro Immobile: Një profil veteran, pak më interesant për Dortmund-in. Një rikthim Immobile do ta mirëpriste, pas aventurës së parë të dështuar. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore