Lajme

Pesë mjekë dhe farmacistë arrestohen për receta false në Kosovë dhe Serbi


Ilustrim.

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi, ka bërë të ditur se janë arrestuar pesë mjekë dhe farmacistë pasi të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur shpërndarjen e barnave në Serbi dhe Kosovë.

Sipas komunikatës të lëshuar nga Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi, të njëjtit dyshohen se u kanë  u kanë dhënë ilaçe të hormoneve të rritjes pacientëve që nuk kanë nevojë për to.

Përmes kësaj dhe me këtë është thënë se i kanë shkaktuar më shumë se 680 mijë euro dëm Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Serbisë.

Sipas njoftimit, “pas procedurës para hetimore në territorin e Serbisë janë arrestuar Z.S., O.Sh., M.J., S.Z. dhe S.Z., si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të komplotit, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpërdorim të pozitës së personit përgjegjës në periudhën nga nëntori 2018 deri në korrik 2021”.

“Grupi i parë jepte receta pa ekzaminime të mirëfillta, për t’ua dërguar më pas anëtarëve të grupit të dytë, të cilët i merrnin barnat në barnatore pa dijeninë e pacientëve për të cilët janë përshkruar receta”, njoftoi Prokuroria.

Ndërsa është thënë se gjashtë të dyshuar nga dy grupe të lidhura kriminale e kanë pranuar fajësinë dhe kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë dhe se Gjykata e ka pranuar.

Prokuroria shtoi se një grup përbëhej nga katër mjekë të Shtëpisë Shëndetësore të Gushtericës së Poshtme, dhe shtatë farmacistë të tjerë nga Beogradi, Kragujevci dhe Mitrovica e Sremit.

Institucionet shëndetësore në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë punojnë nën sistemin serb dhe serbët e Kosovës kanë sigurim shëndetësor serb, kështu që ata përdorin edhe përfitimet e barnave pa pagesë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Siç thuhet në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, Qendra Shëndetësore Gushterica e Poshtme ofron shërbime për banorët e Lipjanit, Gushtericës së Epërme, Dobrotinit, Livagjës, Janjevës, Lepinës, Robocit, Suhodollit, Grackë e Vjetër.

Që nga dhjetori 2000, ajo ka mbuluar një territor me 10 mijë banorë dhe ofron afërsisht 124 mijë shërbime në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore