Stil

Pesë kombinime me të cilat nuk mund të gaboni


Edhe pse verën e lidhim shpesh me vija, lule, ngjyra të ndezura, palma dhe modele të ngjashme, ka diçka çliruese në veshjet më të thjeshta në nuanca neutrale.

Fustanet apo kompletet e zeza, të bardha apo në tonalitete toke, do t’ju bëjnë të dukeni më të rafinuara edhe kur jashtë është vapë e padurueshme.

Nuancat kremoze dhe vanilje janë klasike që duken po aq të bukur edhe në plazhet me rërë, dhe e zeza ose e bardha nga koka te këmbët është mënyra më e lehtë për t’u dukur e sofistikuar në çdo stinë.

Kur bëhet fjalë për veshjet njëngjyrëshe ose me nuanca delikate, fokusi është te vetë teksturat dhe në muajt e verës preferohen më shumë materialet natyrale: pambuku, liri dhe mëndafshi – për kombinimet më të lehta dhe elegante.

Sipas revistës “Elle”, me këto pesë pamje elgegante dhe njëkohësisht minimaliste nuk mund të gaboni.

Të gjitha në të bardha

E bardha nga koka te këmbët është një formulë elegante që pëlqehet nga vajzat e botës së modës si Rosie Huntington-Whiteley dhe Xenia Adonts, kështu që nëse jeni duke kërkuar stilim për festat verore ose për të shkuar në zyrë, me të bardhën nuk mund të kaloni pa u vënë re. Më së miri duket në formën e kompleteve apo të ndonjë fustani maxi, por mund të luani edhe me të njëjtën nuancë të bardhë në tekstura të ndryshme. Shtoni bizhuteri ari dhe sandale të thjeshta për pamjen më të sofistikuar të verës.

E gjitha e zezë

Fustani i zi i vogël është baza e çdo gardërobe kapsule dhe modelet verore janë më të mirat në versionet prej liri apo mëndafshi. Gjatë ditës kombinoni veshjen me sandale të sheshta në të cilat mund të realizoni lehtësisht çdo gjë në orarin tuaj, ndërsa për daljet në mbrëmje nxirreni në një nivel të ri me sandale me taka dhe një çantë të thjeshtë dore.

Fustan mëndafshi

Nga Victoria Beckham te influencuesit francezë, është e vështirë të gjesh një dashnore të modës që nuk ka një fustan ‘slip’ në listën e saj të veshjeve të verës. I lehtë, i mëndafshtë dhe sensual, fustani ‘slip’ është një zgjedhje e mirë për darkat romantike, daljet me shoqëri, por edhe për daljet në plazh dhe mund të vishet me sandale, atlete apo pantofla të zakonshme.

Komplete

Kompletet janë në trend prej disa sezonesh verore, por këtë vit të preferuarat absolute janë ato prej materialit lino, të cilat janë edhe tejet të rafinuara dhe të relaksuara. Hidhini mbi një kostum banje dhe jeni gati për kafe ose një koktej në një bar plazhi, një shëtitje buzë detit ose një ekskursion. Ato shkojnë shumë me shapka të thjeshta, por edhe me atlete dhe espadrille.

Këmish me pantallona

Duket se këtë vit në gardërobën e çdo vajze që ndjek modën janë një këmishë e bardhë e brendshme dhe pantallona të gjera, të tilla të shumta edhe në faqet në Instagram.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore