Lajme

“Përzierja e vaksinave ofron super-mbrojtje”


Ish-drejtori i Agjencisë Europiane të Mjekësisë(EMA) dhe farmakologu italian, Guido Rasi, ka deklaruar të martën e 15 qershorit se nga vaksinimi heterolog (i përzier) krijohet super-mbrojtje.

Në një intervistë për “La Repubblica”-n, Rasi theksoi se, me përzierjen e vaksinave, “imuniteti mund të jetë më solid”. Në vijim, ai ka thënë se sistemi imunitar mund të reagojë më mirë, duke siguruar një super-mbrojtje.

Sipas Rasi-t, kjo është e bazuar te disa studime, të cilat, “edhe pse janë të pakta, janë të fuqishme”.

Ai bën me dije se “përzierja është provuar për disa kohë në vende të tjera, sigurisht jo margjinale; Francë, Gjermani, Spanjë, Angli, Kanada”. Sidoqoftë, është herët për të kuptuar se cila do të jetë vaksina në dozën e tretë.

Lidhur me rrezikun e dozës së dytë të AstraZeneca-s, Rasi shpjegon se ka “pak ose aspak raporte të efekteve anësore të rralla të ngjashme me ato që lidhen me të parën”.

Në fund, ai rekomandon po ashtu administrimin e vaksinës Johnson & Johnson vetëm mbi të 60-at, sepse “duket se vektori viral shkakton trombozën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore