Shqipëria

Përplasja për zyrat/ FRD, letër për Veliajn, Celibashin, ambasadat dhe OSBE-në


Fryma e Re Demokratike, në një letër zyrtare drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është shprehur se nuk është dakord me veprimet e policisë.

“Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi”.

Gjithashtu në letër shkruhet se nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b” të këtij neni, atëherë ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesë, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore.

“Pika 2 e nenit 22/1, thotë: Kontrata e huapërdorjes ose pagimi i qirasë, sipas këtij neni, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b” të nenit 22”.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore