Shqipëria

Përplasen Braho dhe Bardhi, përfshihen edhe socialistët


Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, të enjten e 12 majit është shoqëruar me përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste.

Fillimisht debati nisi mes dy deputetëve të opozitës, konkretisht Edmond Spaho dhe Gazment Bardhi.

Spaho ju drejtua Bardhit: Turp të kesh!

Ndërsa Bardhi qëndronte i ulur në vendin e tij duke iu drejtuar Spahos: Mos më ngri zërin. Deputetët e tjerë të opozitës mundoheshin të ndanin Spahon dhe Bardhin.

Nga ana tjetër deputeti i mazhorancës Erion Braçe u konfliktua me opozitën për të mbajtur qetësi.

Përplasjet vijuan mes deputetes demokratike Jorida Tabaku dhe atyre socialiste. Arsyet konkretisht nuk dihen.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, kërkoi nga deputetët që të mbanin qetësi.

Ndërkohë që foltoren e Kuvendit të Shqipërisë kreu i Agjencisë së Sigurimit te Depozitave po prezantonte raportin për vitin 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore