Shqipëria

Përmbytjet në Shkodër, rritet nevoja për ndihmë nga ushtria


Me shtimin e reshjeve është rritur niveli i ujit në qarkun e Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar më 1 shkurt se angazhimi i Forcave të Armatosura (FA), në Shkodër është shtuar.

“Nga radhët e Forcave të Armatosura janë angazhuar mjetet lundruese të batalionit të mbështetjes rajonale dhe mjetet e larta të batalionit të parë të këmbësorisë. Kryesisht efektivët e FA kanë mundësuar transportin e banorëve për nevojat e tyre të përditshme, por nuk kanë munguar rastet e evakuimit të personave nga banesat apo transporti i të sëmurëve. Trupat e batalionit të mbështetjes rajonale transportuan me varkë një vajzë 5-vjeçare, që kishte nevojë për kujdes shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Më tëj bëhet e ditur se me nisjen e javës, mjetet e larta kanë transportuar për në shkollë edhe nxënësit e klasave të ulëta, të cilët mësimin e zhvillojnë fizikisht në klasa.

“Forcat e Armatosura gjenden në njësitë administrative Dajç dhe Ana e Malit që prej datës 8 janar dhe mbeten në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve”, njofton Ministria e Mbrojtjes”, sqarohet më tej.

Bëjmë me dije se në qarkun e Shkodrës janë përmbytur 3 mijë e 5 hektarë tokë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore