Sport

Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Cagliari – Napoli (VIDEO)


Pas ndeshjes mes Cagliari-t dhe Napolit, e cila u zhvillua mbrëmjen e së hënës, plasi një sherr mes tifozëve të dyja skuadrave.

Në rrugës e Sardenja-s, tifozët e dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje, si pasojë e së cilës u desh ndërhyrja e policisë.

Përleshja madje vazhdoi edhe me policinë, e cila sipas mediave italiane zgjati rreth 15 minuta.

Ndryshe tifozëritë e Napolit dhe Cagliar-it njihen si të armiqësuara prej shumë kohësh.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, ajo u mbyllë me rezultat të barabartë 1:1.

Ishin vendasit e Cagliar-it ata që kaluan të parët në epërsi gjatë pjesës së parë, ndërsa për Napolin barazoi Victor Osimhen tre minuta para se të përfundonte takimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore