Lajme

Përleshje mes policëve dhe protestuesve në Kaçanik, kundërshtohet ndërtimi i hidrocentralit


Protestuesit në fshatin Soponicë të Kaçanikut.

Një protestë ka nisur mëngjesin e kësaj se marte mes fshatrave Doganaj dhe Soponicë të Kaçanikut, për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc, protestë në të cilën pati edhe përleshje fizike të banorëve me Policinë e Kosovës.

Një protestë ka nisur mëngjesin e kësaj se marte mes fshatrave Doganaj dhe Soponicë të Kaçanikut për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc, protestë në të cilën pati edhe përleshje fizike të banorëve me Policinë e Kosovës.

I pyetur nga Albanian Post zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për këto përleshje tha se protestuesit kanë pasur qëllim që të sulmojnë drejtuesin e ekskavatorit, por që ka intervenuar Polica.

“Gjatë zhvillimit të protestës, disa nga protestuesit kanë tentuar të sulmojnë drejtuesin e ekskavatorit të kompanisë ndërtuese, mirëpo kanë intervenuar policia, situata është nën kontroll dhe po merren veprimet policore”, ka thënë Veseli për AP.

Ai bëri të ditur se në protestë janë duke marrë pjesë rreth 20 persona.

“Sot, rreth orës 08:10 kemi pranuar një informacion se në mes të fshatrave Doganaj dhe  Soponicë, tek ura e lumit Lepenc, ka filluar një protestë nga rreth 20 persona, banorë të zonës, lidhur me pakënaqësinë e ndërtimit të një hidrocentrali që është duke u ndërtuar”.

Veseli, shtoi se policët e stacionit të Kaçanikut, janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

Protestuesit në fshatin Soponicë të Kaçanikut.

Po ashtu, hidrocentralet e kaskadës së Lepencit “Sharri”, “Shtërpca”, “Brezovica” dhe “Viça”, operojnë pa leje mjedisore.

Kështu thuhej në raportin e grupit punues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nw vitin 2021, ku u shqyrtuan procedurat administrative të zbatuara për hidrocentrale dhe ndikimi i tyre në ujëra dhe mjedis.

Burimet e ripërtërishme të energjisë paraqesin një burim të rëndësishëm të energjisë me të cilin disponon Kosova, me një potencial ende të pashfrytëzuar sa duhet.

Megjithatë, si anëtare e Komunitetit të Energjisë, Kosova ishte e obliguar që të arrijë caqet, deri në vitin 2020 të përmbushë deri në 25 për qind të synimeve të konsumit përfundimtar të energjisë prej burimeve të ripërtërishme të energjisë.

14 hidrocentrale operojnë pa leje mjedisore në Kosovë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore