Muzikë

“Përjetësisht”, kënga më e re nga Luiz Ejlli


Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli, e ka publikuar këngën e tij më të re me të titulluar “Përjetësisht”.

Teksti dhe melodia e këngës në fjalë mbajnë vulën e Bardhit, derisa prurja e re e Ejllit është produkt i Çelik Lipës.

Ejlli, i cili pjesë e skenës është tash e disa dekada, ka arritur që me “Përjetësisht” të marrë afro 2 milionë klikime në më pak se tre ditë, derisa e njëjta është publikuar vetëm me video me titra.

Suksesi i tij është rritur pas shumë kohësh që kur është pjesë e diskografisë shqiptare dhe kjo falë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania.

Ejlli ishte shpallur fitues i edicionit të dytë të këtij formati televiziv, derisa është cilësuar si fenomen duke pushtuar kryetitujt e lajmeve rozë përgjatë gjithë eksperiencës brenda izolimit në shtëpinë e BBVAL.

Kujtojmë se në vitin 2006 ishte pikërisht Luiz Ejlli me këngën e tij “Zjarr e ftohtë”, ai që e kishte përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 51-të të festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest”.

Ai nuk kishte arritur të klasifikohej për natën e madhe finale, veç se Shqipërisë i pati siguruar vendin e 14 në listën  tabelore.

Kënga “Zjarr e ftohtë” fitoi një shikueshmëri të lartë menjëherë pas shpërthimit të famës së Luizit së fundmi – tanimë e njëjta numëron afro 5 milionë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore