Shqipëria

‘Perimetri’: Dhënia e ndihmës së emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga , 1 i shpallur në kërkim


Mëngjesin e 11 dhjetorit në prangat e Policisë Korçë kanë rënë dy shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër për dhënien e ndihmës emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Në vijim të operacionit “Perimetri”, janë arrestuar shtetasit F. A., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

23-vjeçari u kap në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pasi u konstatua se me mjetin tip “Benz” me të cilin dyshohet po transportonte pesë emigrantë të paligjshëm dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Ndërsa 26-vjeçari u arrestua pasi ka ndihmuar shtetasin E. K., që t’i shmangej kapjes nga ana e policisë dhe gjithashtu të fshihte mjetin tip “Benz”, i cili më pas u gjet i braktisur në fshatin Hudënisht dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë në kërkim është shpallur shtetasi E. K., dhe policia po punon për kapjen dhe identifikimin e tij për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore