Lajme

Përfundon numërimi: AAK mban Klinën, por duhet një tjetër raund për fitore të plotë


Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Klinës ku do ketë balotazh mes kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kandidati i AAK, Zenun Elezaj, ka dalë i pari në Klinë me 43,1% të votave, ndërsa i dyti është radhitur Esat Raci i PDK-së me 27,6%.

Elezaj ka fituar 7 mi e 291 vota, ndërsa Raci 4 mi e 669, ku diferenca mes këtyre dyve është 2 mi e 622 vota.

Kandidati i AAK-së, Elezaj është kryetari aktual i komunës së Klinës, dhe ai po kërkon mandatin e tij të dytë radhazi.

I treti në Klinë doli kandidati i LDK-së, Besim Hoti me 19,41%,  i cili kishte gjithsejtë 3 mi e 284 vota.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore