Sport

Përfaqësuesja e Kosovës niset për në Suedi


Kombëtarja e Kosovës është nisur sot në mëngjes me për në Stokholm.

Të shtunën, dardanët do të luajnë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.

Dardanët gjatë katër ditëve të kaluara janë stërvitur në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjatë stërvitjeve nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes, kombëtarja me disa emra të rinjë po përgatitet për vizitën e vështirë në Suedi.

Në “Friends Arena” të Solna-s, Dardanët do të mbajnë seancën e fundit stërvitore para takimit.

Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët verdhekaltër do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në orën 17:30.

Të shtunën, ndeshja fillonë në orën 18:00, me Kosovën që në këto kualifikuese synimin kryesor e ka përfundimin në vendin e tretë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore