Sport

Perez: Po ta transferonim Haaland-in, ai do të mbetej në stol


Erling Haaland u përfol shumë se do të transferohej te Real Madrid-i në këtë afat kalimtar veror.

Megjithatë madrilenët atë e lanë pas shpine, duke menduar se kishin siguruar transferimin e Kylian Mbappe-s.

Edhe Mbappe në fund refuzoi Real-in, i cili vendosi të qëndrojë në Paris, derisa Haaland tashmë kishte arritur marrëveshje me Manchester City-n.

Në një intervistë të dhënë për “El Chiringuito”, presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez, u pyet lidhur me transferimin e Haaland, derisa përgjigjja e tij ishte epike.

“Ne kemi numrin 9 më të mirë në botë dhe nuk do ta kishim transferuar kurrë Haaland-in për ta mbajtur atë në bankën rezervë“, tha presidenti i Real-it duke treguar për Karim Benzema-n.

Numri një i “Los Blancos” më tej foli edhe për Zinedine Zidane, i cili tha se në klubin madrilen ai do ta ketë një respekt të madh.

“Gjithmonë kam menduar se ai ishte një njeri i Real Madrid dhe i kombëtares franceze, por po ndryshoj mendje.”-deklarata të bëra këto në lidhje me zërat se tekniku do të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore