Shqipëria

Për vrasjen e Rashës Prokuroria e Tiranës bashkëpunon me ekspertë gjermanë


Prokuroria e rrethit Tiranë, ka vendosur në mbledhjen e përbashkët të bashkëpunojë me një ekspert gjerman, për zbardhjen e krimit të vrasjes së Klodian Rashës.

Përfaqësues të “Shërbimit për Çëshjtjet e Brëndshme dhe Ankesat” (SHÇBA) dhe eksperti gjerman kanë analizuar konkluzionet e ekspertizave të deritanishme dhe kanë marrë përsipër kryejnë verifikime më të specializuara në lidhje me armën e gjetur në vendngjarje dhe mundësinë e dërgesës së saj në laboratorët më të fuqishëm të shtetit të gjerman.

Përgjigjia e cila pritet të vijë së shpejti, do të finalizojë punën e Prokurorisë për të vendosur për  akuzën përfundimtare ndaj efektivit të forcave Shqiponja, Navaldo Hajdari.

Deri më tani, pjesë e pa zbuluar e ngjarjes, ka mbetur përkatësia dhe rrethanat e armës së gjetur, për shkak të vendndodhjes së saj në një zonë të pambuluar me kamera.

Fillimisht sipas deklaratave të të akuzuarit, u mendua se ajo i përkiste 25 vjeçarit, por më pas organet policore thanë se nuk ishin gjurmët e viktimës dhe as të autorit të krimit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore