Stil

Për të gjitha shijet, moshat dhe rastet: Një fustan pa të meta


Ilustrim

A ka rroba më të mira për verën sesa fustanet e bardhë të lehtë. Këto fustane janë gjithmonë në modë, mund të vishen në mënyra të panumërta dhe janë ideale për të theksuar nxirjen gjatë verës, por edhe ju mbrojnë nga dielli.

Një fustan i bardhë mund të vishet kudo, si gjatë ditës ashtu edhe në daljet e mbrëmjeve, pasi kombinohet shumë lehtë.

Në stilin boho do të kontribuojnë pantofla apo sandale lëkure në ngjyrat e tokës, ndërsa sandalet dhe çanta me ngjyra të ndezura do t’ju lejojnë t’i përmbaheni trendit kryesor të sezonit me një fustan të bardhë.

Nga kombinimi i përditshëm në atë të mbrëmjes ju ndajnë vetëm një bizhuteri dhe këpucë me taka dhe në çdo dalje do të dukeni pa të meta dhe do të arrini efektin e verës të shkujdesur.

Shumë vajza që merren me modë janë përkrahëse të fustaneve të bardha, ndaj gjatë muajve të verës rrjetet sociale do të vërshojnë me kombinime të paharrueshme të bazuara në fustanet e bardha. Qoftë prej pambuku, liri apo fije mëndafshi, në fustanet e valëvitur do të ndihemi sikur nuk kemi veshur pothuajse asgjë dhe përshtypja estetike është e garantuar.

Ato më të gjata janë një zgjedhje e mirë për të shkuar në punë, modelet midi mund të vishen për çdo rast dhe ato të shkurtrat mund të rezervohen për kokteje në mbrëmje, por edhe për shëtitje nëpër qytet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore