Lajme

Për dy ditë, Prokuroria e Shtetit në Kosovë ngriti 76 aktakuza kundër 87 personave


76 aktakuza janë ngritur kundër 87 personave për vepra të ndryshme penale.

Këtë e ka bërë të ditur Prokurori i Shtetit, përmes një njoftimi për media në të cilin thuhet se me urdhër të shtetit për 48 orë janë ndaluar 14 persona, si dhe, janë bërë tre kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave.

Në gjashtë Prokuroritë Themelore në Kosovë, janë ndaluar persona për vepra të ndryshme penale.

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar, kurse është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi si dhe janë ngritur 21 aktakuza kundër 24 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndalur një person për të cilin është kërkuar caktimi i paraburgimit. Ndërsa nga kjo prokurori janë ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person për 48 orë dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 18 personave.

Edhe në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndalur dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur 15 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës , ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Vjedhja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Kurse, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar tre persona të dyshuar në tri raste të ndara dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave.

Gjatë 24 orëve të fundit edhe prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për një person i cili ishte i shtrirë në QKUK dhe kishte ndërruar jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore