Sport

Pep Guardiola, kundër Superligës


Trajneri i Manchester City-t në konferencën e ndeshjes para Aston Villa-s, shprehu qartë pakënaqësinë e tij rreth Superligës.

“T’ju them të drejtën, nuk jam në pozitë t’ju përgjigjem këtyre pyetjeve”, tha Guardiola, “presidenti mund të flasë më mirë”.

“Është një pozitë e palakmueshme”, u shpreh ai Pep-e.

“E mbështes klubin tim, normalisht, por gjithashtu kam edhe qëndrimin tim. Kam nevojë për informacion më të plotë”.

Ai u ankua për formatin e Superligës, që u jep të drejtë vetëm disa skuadrave.

“Nuk është në rregull, që skuadrat të luftojnë në krye dhe në fund të mos kualifikohen askund”.

“Do të luajmë në Champions javën tjetër, do të luajmë në një kompeticion evropian vitin tjetër”, tha Guardiola, “njerëzit e duhur të na qartësojnë të gjithën”.

“Duhet të qartësohen këto vendime. Pse Ajax-i nuk është i përfshirë në gjithë atë sukses? Shpjegojeni këtë”.

Guardiola kërkon nga presidenti i Superligës, Florentino Perez, të dalë dhe të thotë arsyen pse po bëhet kjo.

“Nuk dua të largohem nga këto. E dua Premier League-n kështu siç është”.

Por, trajneri i Manchester City-t kritikon UEFA-n gjithashtu.

“UEFA ka dështuar gjithashtu. Ata kurrë nuk kanë komunikuar me klubet”.

Në fund, ai tha, “Nuk është një sport, nëse s’do të thotë asgjë humbja”.

Manchester City është një nga 12 klubet e përfshira në Superligë dhe qëndrimi i Guardiola-s mund të ndryshojë shumë gjëra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore