Lajme

Pentagoni: Forcat amerikane u sulmuan 10 herë në Irak, tre herë në Siri


Një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se forcat amerikane dhe të koalicionit janë sulmuar të paktën 10 herë të ndara në Irak dhe tre herë të ndara në Siri nëpërmjet një përzierjeje të dronëve dhe raketave sulmuese njëkahëshe nga data 17 deri më 24 tetor.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”.

Gjatë një konference për shtyp, gjeneral brigade Pat Ryder i quajti numrat “paraprake” dhe nuk dha informacione për lëndime.

Ai gjithashtu nuk konfirmoi një sulm në bazën ajrore Ain al-Asad në Irak, raportuar më herët nga agjencia e lajmeve Reuters.

“Ne e dimë se grupet [që] kryejnë këto sulme mbështeten nga IRGC-ja (Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane) dhe regjimi iranian. Ajo që ne po shohim është perspektiva për një përshkallëzim më të rëndësishëm kundër forcave dhe personelit amerikan në të gjithë rajonin në një afat shumë të afërt që vjen nga forcat proxy iraniane dhe përfundimisht nga Irani”, theksoi zyrtari amerikan.

Sipas tij, autoritetet amerikane po përgatiten për këtë përshkallëzim si “në aspektin e mbrojtjes së forcave ashtu edhe për t’iu përgjigjur me vendosmëri”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore